Kryetari, Smajl Latifi ka mirëpritur në zyrën e tij aktivistin, Nazmi Morina nga Dejna

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka mirëpritur në zyrën e tij Nazmi Morinën nga Dejni, një aktivist dhe donator i angazhuar për lartësimin e vlerave të luftës, i cili dha një kontribut të veçantë edhe në ndërtimin e përkujtimores kushtuar dëshmorëve dhe martirëve nga fshati Dejnë. Me këtë rast, kryetari Latifi i ka dhënë një mirënjohje me këtë motivacion Nazmi Morinës, “PËR KONTRIBUT TË VEÇANTË NË NGRITJEN DHE RUAJTJEN E VLERAVE TË LUFTËS”.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi i këshillit organizativ për nderë të 17 SHKURTIT, përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Sot, në ambientet e Komunës së Rahovecit, nën udhëheqjen e nënkryetarit, z. Betim Zllanoga, është …