Kryetari Aliu ka pritur Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu , ka pritur Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me zëvendësministren Nita Shala dhe bashkëpunëtoret, për të diskutuar mbi një fenomen shqetësues në shoqërinë tonë, dhunën në familje e ku Ferizaj ka të krijuar Mekanizmin Koordinues Kundër Dhunës në Familje, anëtarët e së cilës i takuan bashkë me Ministren Haxhiu, për t’i falënderuar për punën por edhe inkurajuar e thelluar bashkëpunimin. Mbetet obligim si nga niveli qendror, ashtu edhe ai lokal, që të ndërtojnë kapacitete të reja institucionale, si dhe t’i fuqizojnë ato ekzistueset, duke investuar bashkarisht në parandalimin e dhunës në familje, porse edhe kur ndodh ajo, shkaktarët e dhunës në familje të marrin dënim meritor, kurse viktimat të kenë mbrojtjen  e përkujdesjen e institucioneve të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …