Kryetari Aliu ka takuar ekipin e zhvillimit të programit “Kompakt”

Rritja dhe fuqizimi i kapaciteteve energjetike, ishte temë e bisedës në mes të kryetarit të komunës së Ferizajt Agim Aliu me ekipin e zhvillimit të programit “Kompakt”, përfaqësuar nga znj. Sofie Kika, specialiste e energjisë, z. Pëllumb Gjinolli, specialist për çështje mjedisore dhe sociale, si dhe z. Alban Imeri, Drejtor për Zhvillimin e Rrjetit dhe Projekteve nga Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT). Në këtë takim, u diskutua gjithashtu edhe për planin e instalimit të kapaciteteve akumuluese energjetike në Rajonin e Ferizajt, opsionet e lokacioneve dhe benefitet e këtij projekti për rajonin dhe vendin, kapacitete këto që do të instalohen nga programi “Kompakt” i bashkëfinancuar nga MCC dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, për të cilën Komuna e Ferizajt ka gatishmërinë e plotë të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në dobi të këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …