Kryetari Latifi ka pritur në takim menaxherin për Kosovë të Caritasit Zviceran, Albert Bakalli

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i DKA-së, Avni Morina, ka pritur në takim menaxherin për Kosovë të Caritasit Zviceran, Albert Bakalli dhe menaxheren nga kjo organizatë, Krenare Lleshi. Në takim u nënshkrua marrëveshja në kuadër të projektit “SHPRESË”, qëllimi i sëciles është përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe ofrimit të shërbimit në arsimin parafillor  (APF), duke përfshirë edhe punën me edukatorët para-shërbimit dhe atyre që janë duke punuar, si dhe institucionet e tjera lokale relevante. Nga marrëveshja e nënshkruar, Komuna e Rahovecit përfiton trajnime dhe ngritjen e kapaciteteve për edukatorët parafillorë gjatë vitit 2020. Janë 25 edukatorë të cilëve Caritasi Zviceran do t’iu ofrojë trajnime cilësore përmes institucionit partner, përkatësisht IPK dhe Master trajnerëve të tyre si dhe pajisjen e 6 klasave me inventarë në bashkëfinancim mes partnerëve. Projekti është bashkëfinancim i Komunës së Rahovecit dhe Caritasit Zviceran i cili kap shumën prej 15,000.00 euro ku: 10,500.00 euro do të participojë Caritasi i Zvicrës, ndërsa Komuna e Rahovecit, 4,500.00 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …