leoni

Kryetari Latifi ka pritur në takim Fatime Kalimashin, fituese e Çmimit “Sulejman Krasniqi”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim Fatime Kalimashi, fituese e Çmimit “Sulejman Krasniqi”, çmim ky i miratuar nga Kuvendi Komunal i Rahovecit. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në kuadër të shënimit të Ditës së Bibliotekës “Sulejman Krasniqi”, ka shpallur edhe fituesen në kuadër të konkursit për krijimtarinë letrare-artistike, ku poetja Fatime Kalimashi është nderuar me këtë çmim, me poezinë “ATDHE”.

Kryetari Latifi e përgëzoj autoren për iniciativën që mjetet e fituara nga konkursi për krijimtari letrare, t’i dedikoj për humanizëm dhe Bibliotekës “Sulejman Krasniqi”, duke e pasuruar kështu fondin librar. Me këtë motiv, urojmë që çdo herë të vazhdohet të nderohet e të kujtohen veprat dhe krijimtaria e shkrimtarit dhe intelektualit Sulejman Krasniqit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …