Kryetari Latifi ka pritur në takim përfaqësuesin e lartë të IOM-it

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me Shefin e ZKKK-së, Lendrit Qeli, ka pritur në takim përfaqësuesin e lartë të IOM-it, Neron Halkollari, me të cilin ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për projektin: “Rrethimi i varrezave të komuniteteve në fshatin Krushë e Madhe”. Projekti është me bashkëfinancim të IOM-it dhe komunës së Rahovecit, i cili kap vlerën prej 15,044.07 euro, në kuadër të programit për stabilizim të komuniteteve EUCSP IV. Kryetari Latifi e ka falënderuar IOM-in për bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunën e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …