Murteza Osdautaj: Ndahet nga jeta Orfeu i këngës folklorike shqiptare – Ismet Osdautaj

Murteza Osdautaj: Ndahet nga jeta Orfeu i këngës folklorike shqiptare – Ismet Osdautaj

Ndahet nga jeta artisti dhe rapsodi i madh Ismet Osdautaj, lajmin e ka bërë të ditur I afërmi I tij Murteza Osdautaj përmes një postimi në rrjetin social më atë të cilit ai e ka shprehur pikëllimin e tij. Por edhe e ka përshkruar dhe vlerësuar lartë tashmë të ndjerin.

Postimi i tij i plotë:

Sot paska vdekur kushëriri im, gazetari, artisti, rapsodi dhe këngëtari i madh i viteve tetëdhjetë, Ismet Osdautaj. Ai i këndoi lirisë, ai i këndoi dashurisë, ai i këndoj historisë. Kur i këndonte këngët legjendare bëheshim pjesë e trimërisë së heronjve, kur i këndonte lirikat ktheheshim në krih fluturash, kur i këndonte luftës, bëheshim luftëtarë të lirisë.

Ismeti paska shkuar në botën e pasosme. Paska kapërcyer botë. Dhe si të mos kesh tërë dhimbjen e botës mbi shpinë, si mos të të pikojnë lotët e dhembjes…

Ismeti nuk e përfundoj këngën e tij sot, ai vetëm fizikisht ka kapërcyer botët. Na la ne këndej që do ta kërkojmë zërin e tij, fuqinë e fjalës dhe ngjyrën e zërit të tij të fuqishëm kur e këndonte epiken e butësinë e parajsës, kur i këndonte lirikat e bukura.

Lamtumirë Ismet. Do t’më mungosh përjetë për debatet që bënim, për kulturën që kishe, do të më mungosh përjetë për të udhëtuar së bashku për Prishtinë dhe për ngasjen tënde të çmendur…

Por do të më mungosh për fjalën, për këngën tënde, për artin tënd..

Kur vdesin artistët, vdes një pjesë e atdheut dhe ti do ta marrësh një copë atdheu në botën e amshueshme!

Paç dritë Ismet, o Orfe i këngës!

Kontrolloni gjithashtu

Me 18 prill 2024 përkujtohen Dëshmorët e Komunës së Prishtinës

Tē nderuara familjarē tē dēshmorēve, invalid, veteran tē UÇK-sē, tē nderuar qytetarë. Pēr nder tē …