Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, nuk ka arritur që ta fitojë mandatin për këtë legjislaturë – ndonëse ishte deputet i Kuvendit të Kosovës që nga viti 2014. Ai ka thënë se do të ishte deputet i Kuvendit të Kosovës po të mos kishte një orkestrim, siç e quan ai, të Listës Serbe që ta shpërndajë votën e komunitetit serb në komunitete të tjera me qëllim që të ketë më shumë deputetë sesa vendet e rezervuara. Berisha njoftoi se sot do të dorëzojnë ankesë në PZAP duke shtuar se kanë fakte dhe dëshmi të mjaftueshme për ta mbështetur atë. Madje, Berisha ka deklaruar se posedojnë dëshmi se pjesëtarë të komunitetit serb janë detyruar të votojnë për kandidatë të caktuar të komuniteteve të tjera.
Kontrolloni gjithashtu
Deputeti Arben Gashi ngre akuza për shkelje kushtetuese në Kuvend
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar në lidhje me seancën e mbajtur në Kuvendin …