Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar verdiktin që pritet të shpallet nesër në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke bërë thirrje që qytetarët ta presin vendimin me dinjitet. Në një lidhje direkte me Kosova Live, Limaj ka thënë se, pavarësisht rezultatit të procesit gjyqësor, lufta për çlirimin e Kosovës nuk mund të njolloset. Ai ka theksuar se lufta dhe liria janë të pastra dhe se askush nuk mund t’ua cenojë vlerën, pasi, sipas tij, vetë ata që kanë luftuar për çlirimin e vendit nuk e kanë njollosur atë. “Pres që qytetarët e Kosovës, me dinjitet nesër ta presin vendimin. Liria dhe lufta çlirimtare janë të pastra dhe askush dhe asgjë nuk mund t’i njollosë, sepse ne vetë nuk e kemi njollosur”, ka deklaruar Limaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
