leoni

Kryetari Latifi ka pritur në takim veprimtarin e çështjes kombëtare Rexhep Morina

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim veprimtarin e çështjes kombëtare Rexhep Morina nga Samadraxha e Suharekës. Rexhepi ishte bartës i disa proceseve të rëndësishme historike dhe kujtesa e tij është e bujshme. Këto kujtime dhe këto histori të luftës, përpjekjeve, rënieve e fitoreve tona, Rexha i ka përmbledhur në një monografi për luftën në fshatin Samadraxhë. Veprimtari Rexha i dhuroi një ekzemplar të monografisë kryetari Latifi, si dhe disa të tjera për bibliotekën komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec. Kryetari Latifi e falënderoj edhe veprimtarin e hershëm Ali Hoti, i cili ishte pjesë e historisë bashkë me shokët e LKÇK-së dhe UÇK-së në Samadraxhë e rrethinë. Kryetari Latifi tha se, jam i bindur se historinë e shkruajnë më mirë dhe më drejtë ata që e kanë përjetuar luftën dhe kanë bërë vetë histori. Lavdia e nderimi ju takon shokëve të rënë nëpër fushëbeteja, ndërsa ne duhet të punojmë për jetësimin e betimit të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …