Kryetari Latifi ka takuar ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e DBPZHR-së  Berat Duraku, takuan ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. Me ministrin e BPZHR-së, u diskutua për tema konkrete që lidhen me komunën e Rahovecit, veçanërisht për bujqësinë në Rahovec, si sektori kryesor në këtë komunë. Nga ministri Peci u kërkua që me ngulm dhe seriozitet të duhur t’ju jepet zgjidhje sa më shpejtë  problemeve emergjente, si:

– Pagesat direkte – subvencionet për vitin 2020, afati se kur do të përfundojnë pagesat;

– Hapja e thirrjes për aplikim për pagesa direkte për vitin 2021 – kur planifikohet hapja;

– Skema e granteve (Rezultatet e thirrjes për aplikimet nga data: 15.01.2021-01.03.2021, kontratat për përfituesit e vitit 2020 dhe pagesat pas implementimit të projekteve;

– Kompensimi i dëmeve nga fatkeqësitë gjatë muajit janar 2021;

– Mbështetje financiare për realizimin e projekteve kapitale si: rrugë fushore, kanale të kullimit, zgjerim të sistemit të ujitjes si dhe për ndërtimin e sistemit anti-breshër.

Komasacioni po ashtu, është një problem që kërkon zgjidhje. Po ashtu me ministrin u diskutua edhe për gripin e shpezëve të shfaqur këtyre ditëve. Edhe rritja e subvencioneve është kërkesë kryesore e cila është kërkuar në vazhdimësi. Përkrahja që vjen qoftë nga qeveria ose donatorët, sigurisht se ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Nga ministri Peci kërkova investime në projekte për bujqësinë në Rahovec, si dhe i shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …