Kryetari Latifi, ka takuar përfaqësuesit e organizatës gjermane ASB

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, është nda i lumtur pas takimit me përfaqësuesit e organizatës gjermane ASB, me të cilët u dakorduan që të shtyhen përpara projektet në fushën sociale, që do të realizohen me bashkëfinancim. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme që të përfitojë komuna e Rahovecit dhe qytetarët e Rahovecit. Bashkëfinancimi do të realizohet me dy lloj projektesh: 75% dhe 70% të mjeteve nga ana e organizatës gjermane, ndërsa Komuna e Rahovecit do të marr pjesë me 25% dhe 30%. Për projektet që do të realizohen, marrëveshjet do të bëhen konkrete dhe të ditura gjatë ditëve në vazhdim. Gjatë takimit, kryetari Latifi ika falënderuar përfaqësuesit e ASB-së për vullnetin e mirë që të angazhohet me projekte edhe në komunën e Rahovecit, por edhe për kontributin e dhënë në Kosovë dhe përtej.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për orarin e Dëgjimeve Buxhetore me qytetarët nga komuna e Malishevës

Njoftohen qytetarët e Komunës së Malishevës dhe kryetarët e fshatrave se sot, e hënë (20.07.2026) …