Kryetari Latifi ka takuar punëtorët shëndetësor në hapësirat e objektit të ri e modern të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe drejtori i DSHPS-së Samir Mustafa, kanë takuar punëtorët shëndetësor në hapësirat e objektit të ri e modern të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec. “Praktika të tilla të komunikimit të drejtpërdrejtë me punëtorët e QKMF-së, na ndihmojnë në krijimin e stabilitetit në rrjetin e shërbimit shëndetësor parësor të komunës së Rahovecit, në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët tanë. Po ashtu, na ndihmojnë neve si qeverisje lokale, për të kuptuar nevojat dhe sfidat e këtij sektori. Shfrytëzova rastin t’i uroj për objektin e ri të QKMF-së, një objekt i cili i plotëson të gjitha nevojat për shërbime shëndetësore cilësore, të shpejta dhe sa më të mira. Tanimë do të bëhet edhe ristrukturimi i personelit dhe i shërbimeve në këto mjedise të mira, në mënyrë që të kemi organizim e koordinim sa më të mirë në ofrimin e shërbimeve. Po ashtu, i informova edhe për planet tona në shëndetësi dhe investimet që e presin këtë sektor. Për fund, punëtorët shëndetësor i falënderova për angazhimin dhe përkushtimin që kanë treguar në vazhdimësi në përballje me pandeminë Covid-19, si dhe shfrytëzova rastin t’ju uroj një vit të ri të mbarë e me shumë suksese”, ka thënë mes tjerash kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu e ka vizituar bletarin ferizajas Nexhat Mustafa

API Therapy “Bleta” që udhëhiqet nga bletari i suksesshëm ferizajas Nexhat Mustafa, është një nga …