Kryetari Latifi ka vizituar Qendrën Grumbulluese për Pemë dhe Perime “AGROCELINA” në Xërxë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka vizituar Qendrën Grumbulluese për Pemë dhe Perime “AGROCELINA” në Xërxë, me këtë rast kryetari Latifi ka biseduar me menaxherin e “AGROCELINA” FEIM REXHEPIN dhe inxhinierin e bujqësisë, ASIM HOXHA si dhe me bujqit që ishin aty e që i kishin sjellë prodhimet e veta. Kryetari Latifi me këtë rast ka thënë se, një marrëdhënie e mirë dhe funksionale e bujqve dhe qendrës së grumbullimit, është një rrëfim i punës së madhe dhe sukseseve të prekshme. Përkrahja e bujqve dhe e kësaj qendre grumbulluese, përveç mundësi për ta është edhe detyrë për ne, qoftë për ta rritur motivin për punë në bujqësi duke krijuar lehtësira për ta, njëherazi edhe për t’i vlerësuar drejtë për punën e madhe që bëjnë me nderë dhe me djersën e ballit. Këtu po shohim se si trangujt e prodhuar nga bujqit tanë, hedhen në linjën bashkëkohore të klasifikimit të trangujve, sistemohen në frigoriferin e madh për ruajtje të përkohshme, e bëhen gati për t’u eksportuar në Austri, Poloni, Itali, Zvicër, Çeki dhe Gjermani, ka thënë Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …