Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive komunale

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nën shoqërimin e nënkryetarit Iska dhe kabinetit të tij, mbajti  takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja filloi me raportimin mujor të zyrtarit përgjegjës për Zbatimin e Planit të Integritetit në komunën e Rahovecit, z.Valmir Gashi. Si zakonisht gjatë diskutimeve, secila drejtori veç e veç si dhe shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, z.Lendrit Qeli, raportuan për punët e javës që shkoi dhe fokusi ishte në punët që do të zhvillohen gjatë muajit qershor, ecurinë e tyre dhe zgjidhjen e problematikave të mundshme gjatë procesit të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Zatriq, po merr formë një nga projektet më të mëdha për prodhimin e energjisë së dekarbonizuar në nivel vendi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpuntorë kanë parë nga afër në …