Kryetari Latifi mbajti mbledhjën e radhës me Drejtorët e Drejtorive komunale

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti të martën mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, ku u diskutuan ecuria e punëve, sfidat në zbatimin e projekteve aktuale dhe strategjitë për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve komunale. Në takim u theksua edhe rëndësia e koordinimit të ngushtë ndërmjet drejtorive për të rritur efikasitetin e punës dhe për të adresuar me prioritet nevojat e qytetarëve, thuhet në njoftimin e komunës të publikuar në llogarin e saj zyrtare në facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nderohet me mirënjohje nga “Agro Celina”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka pritur në takim agronomin, Feim Rexhepi, …