Kryetari Latifi mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nën shoqërimin e nënkryetarit Iska dhe kabinetit të tij, mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja filloi me raportimin mujor të zyrtarit përgjegjës për Zbatimin e Planit të Integritetit në komunën e Rahovecit, Valmir Gashi. Si zakonisht gjatë diskutimeve, secila drejtori veç e veç si dhe shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Lendrit Qeli, raportuan për punët e javës që shkoi dhe fokusi ishte në punët që do të zhvillohen gjatë javës së parë të muajit Maj, ecurinë e tyre dhe zgjidhjen e problematikave të mundshme gjatë procesit të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj mori pjesë në promovimin e monografisë Gjenerata e parë e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” (1967–1971)

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj mori pjesë në promovimin e monografisë “Gjenerata …