Kryetari Latifi, me bashkëpunëtor ka takuar punonjësit e QKMF-së në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me nënkryetarin e Komunës, Fatmir Iska, drejtoreshën e Shëndetësisë, Saranda Sallteku dhe drejtorin e QKMF-së, dr. Elbunit Kryeziu, kanë takuar punonjësit e QKMF-së në Rahovec, me të cilët diskutuan për kapacitetet shëndetësore, shërbimet e ofruara dhe kushtet e punës në këtë institucion dhe planet për të ardhmen. Kryetari Latifi, punëtorëve shëndetësorë së pari u ka uruar fillimvit të mbarë dhe tejkalim të situatës pandemike, që ka shkaktuar jo pak probleme në dy vitet e fundit për sistemin shëndetësor si dhe për të gjithë qytetarët, të cilët kanë pësuar humbje të mëdha. Gjatë bisedave të përbashkëta, u pajtuan që të rriten kapacitetet dhe të përmirësohen shërbimet shëndetësore, duke e respektuar në rend të parë orarin e punës si dhe duke e intensifikuar bashkëpunimin ndërinstitucional. Do të punojmë pa u ndalur që qytetarët e Rahovecit të marrin shërbimet e duhura shëndetësore në vazhdimësi. Suksese dhe punë të palodhshme të gjithë punëtorëve shëndetësorë, ka thënë me këtë rast kryetari Latifi!

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …