Kryetari Latifi me bashkëpunëtor, kanë përurua fillimin e zbatimit të projektit të fituar nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Gëzim Hamza-Piktori”

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit Avni Morina dhe nga drejtori i shkollës, kanë përurua fillimin e zbatimit të projektit të fituar nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Gëzim Hamza-Piktori”. Projekti i fituar titullohet  “Kidpreneurship – Think – Design – Create.” – “Mendo – Dizajno – Krijo”! Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Gëzim Hamza – Piktori” nga ky projekt ka përfituar, siç vijon:

2 Printerë 3D ;

2 Kompjuterë;

1 Foto aparat ;

1 Projektor ;

1 Perde për projektor ;

4 Tavolina pune ;

1 Tavolinë takimesh ;

– Intervenim në enterierin e hapësirës fizike të ndarë për “Kidpreneurship – Think. Design. Create.”;

– Webfaqen e përbashkët për “Kidpreneurship – Think. Design. Create.”;

– Manualin “Kidpreneurs”; dhe,

– Trajnimin e mësimdhënësve të teknologjisë informative në këto fusha:

– Moduli “3D Modelim (dizajn)”

– Moduli “3D Printim”

– Moduli “Fotografim i produkteve”.

Projektit “Kidpreneurship – Think, Design, Create.” implementohet nga ETEA me mbështetjen e Këshillit Danez për Refugjatë (DRC) dhe financohet nga Sida – Agjencioni Suedez për Bashkëpunim në Zhvillim Ndërkombëtar e përfaqësuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë (Sida). Zbatimi i këtij projekti do të mundësojë zhvillimin e ideve kreative të nxënësve dhe do të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë në arsim. Drejtori i Arsimit Avni Morina në emër të DKA-së dhe kryetarit të komunës, i ka falënderuar përzemërsisht këto organizata për vlerësimin real të aplikantëve, ku prej 68 shkollave aplikuese në mbarë vendin, shkolla e komunës së Rahovecit “Gëzim Hamza – Piktori” arriti të kualifikohet në radhën e 6 shkollave fituese në nivel vendi. Një falënderim të veçantë kam edhe për angazhimin e mësimdhënësve të kësaj shkolle, të cilët përcollën me përpikëri të gjitha etapat e kualifikimit dhe realizuan me sukses kriteret e aplikimit.

Urime të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve të SHFMU “Gëzim Hamza – Piktori”! ka thënë drejtori i Arsimit Morina.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …