Kryetari Latifi me bashkëpunëtor vizitoi Qendrën Grumbulluese për Pemë dhe Perime “Agro Celina” në Xërxë

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga Berat Duraku, Drejtor për Bujqësi. Pylltari dhe Zhvillim Rural dhe Erhan Morina, Drejtor për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm vizituan Qendrën Grumbulluese për Pemë dhe Perime “Agro Celina” në Xërxë, me të cilën komuna e Rahovecit ka marrëveshje bashkëpunimi për bashkëfinancim të fidanëve dhe të inputeve bujqësore për llojin e trangullit “Kornishan”, ku përmes kësaj qendre janë të kontraktuar mbi 80 fermerë të komunës së Rahovecit, për t’u furnizuar me këta fidanë dhe inpute të tjera bujqësore.

Shembull i këtij bashkëpunimi të suksesshëm është fidanishtja “AGRO LIMI” në Krushë të Madhe, të cilën kreu i komunës e vizitoi së bashku me menaxherin e “AGROCELINA”, agronomin e njohur, Feim Rexhepi.

Klikoni në linkun më poshtë për të parë pamjet nga vizita e kryetarit Latifi në Agro Celina në Xërxë.

Long URL: https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/videos/769611948208717

 

Kontrolloni gjithashtu

FC Ferizaj zyrtarisht Kampion të Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit

FC Ferizaj është shpallur zyrtarisht Kampion i Kosovës në Ligën e Parë të Futbollit. “Ju …