Kryetari Latifi me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te Kopshti i Dëshmorëve në Rahovec

Pas betimit si Kryetar i Komunës, bashkë me kryesuesin e ri të zgjedhur të Kuvendit Komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska dhe anëtarë të Kuvendit Komunal e bashkëpunëtorë, bëmë homazhe te Kopshti i Dëshmorëve në Rahovec, për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve.

Përulemi me respekt të thellë për të gjithë ata që dhanë jetën që ne sot të jemi të lirë, të kemi shtetin tonë dhe të gëzojmë institucionet që burojnë nga gjaku i tyre.

Kjo ditë na rikujton se përgjegjësia jonë është e madhe, sepse amaneti i dëshmorëve na obligon për punë, angazhim dhe përkushtim të palëkundur ndaj qytetarëve dhe të mirës së përgjithshme të vendit tonë.

Lavdi!

Kontrolloni gjithashtu

Në Qirez u mbajt takim informues me qytetarë në kuadër të vizitave në terren që po zhvillohen nga Kryetari Sami Lushtaku

Në Bashkësinë Lokale te Qirezit, u mbajt takimi informues me qytetarë në kuadër të vizitave …