U Betuan Kuvendarët e rinj dhe Kryetari i Komunës si dhe u zgjodh Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit

Sot, në seancën INAUGURUESE të Kuvendit Komunal të Rahovecit, u bë betimi i anëtarëve të rinj të kuvendit, të cilët morën detyrën për mandatin 2025–2029.

Po ashtu, para kuvendarëve dhe qytetarëve, betimin e tij e dha edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, duke shënuar kështu fillimin zyrtar të mandatit të tij të ri qeverisës.

Sot, Kuvendi Komunal zgjodhi z. Fatmir Iska, Kryesues i Kuvendit për mandatin 2025–2029, duke finalizuar kështu strukturiminin legjislativ për katër vitet e ardhshme, me 15 vota pro, 5 kundër dhe 7 abstenim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …