Kryetari i komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi i shoqëruar nga kandidatët për deputet nga kjo komunë, Sarandë Sallteku, Ardian Rama dhe Afrim Dina vizituan disa biznese të kësaj komune.
Kreu i komunës me bashkëpuntorë fillimishtë vizituan bodrumin e verës “Illyrian Winery and Vineyards”, një biznes familjar që e udhëheqin Ismet, Nusret dhe Bejtullah Haxhimurati.
Me një kapacitet përpunues prej 3 milionë litrash, prej të cilave 80% eksportohet jashtë vendit, ky bodrum është dëshmi e përkushtimit dhe cilësisë që përfaqëson Rahoveci. Me 13 varietete verërash dhe një ekip prej 20 punëtorësh, ky biznes jo vetëm që ruan traditën e pasur të verarisë, por kontribuon edhe në fuqizimin ekonomik të komunës sonë.
Falënderoj familjen Haxhimurati për mikpritjen dhe i uroj për suksese të reja në vitin 2025, duke e çuar Rahovecin edhe më tej në hartën e verës botërore, ka shkruar në faqen e tij në facebook, kryetari Smajl Latifi.

“Daka Wine” ndalesa e radhës
Pas vizitës në bodrumin familjar “Daka Wine”, kryetari Latifi ka shkruar:
Familja Daka janë brezi i gjashtë që vazhdojnë me përkushtim traditën e verarisë në Rahovec, duke e kthyer bodrumin familjar “Daka Wine” në një pasqyrë të gjallë të vlerave tona vreshtare.
Me një prodhim vjetor prej 40,000 litrash dhe katër varietete vere, ky biznes i trashëguar bashkëpunon ngushtë edhe me vreshtarët e komunës sonë.
Falënderoj pronarin, Gazmend Daka, për pritjen e ngrohtë dhe për punën që bën për të ruajtur dhe promovuar traditën e Rahovecit!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
