Kryetari Latifi merr pjesë në përurimin e mjediseve bashkëkohore të Gjykatës Themelore në Gjakovë

Me ftesë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka marr pjesë në përurimin e mjediseve bashkëkohore në objektin tashmë të ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë, Ky është një hap i madh për fuqizimin e drejtësisë dhe për shërbimet që kjo gjykatë do t’u ofrojë qytetarëve. Me këtë rast kryetari Latifi ka përgëzuar Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Albert Zogaj, për udhëheqjen dhe mbështetjen e tij në këtë proces të rëndësishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna Skenderaj: 10 gra në Skenderaj përfitojnë nga skema „E Ardhmja e Saj“

Mbështetur nga Komuna e Skenderajt në kuadër të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Ndërmarrësi, Inovacion dhe …