Brickos

Kryetari Latifi mori pjesë në takim të organizuar nga Kryeministri Haradinaj dhe BERZH-i

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka marrë pjesë në takimin trepalësh i organizuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, dhe përfaqësuesit e BERZH-it (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se secili projekt do ta gjejë dritën e vet. këto projekte janë me rëndësi. Edhe ne si Qeveri do të jemi në shërbimin e projekteve tuaja. Kosova e çmon këtë marrëdhënie. Një marrëdhënie e tillë është garanci. Ju i identifikoni projektet, qeveria merr garancat, është shprehur Kryeministri Haradinaj. Në këtë takim Kryetari Latifi ka prezantuar rendësin e projektit Drini i Bardh që kalon nëpër një pjesë të Komunës së Rahovecit duke thënë se, rëndësia e këtij projekti që është për Komunën e Rahovecit dhe Komunat ku kalon lumi Drini i Bardhe. Po ashtu përfitimet qe ka komuna me rastin e rregullimit të shtratit, Komunës do ti shtoheshin shume hektar toke bujqësorë dhe do të zhvillohet turizmi gjate rrjedhës se lumit. Gjithashtu në këtë takim Kryetari Latif, i ka cekur edhe vërshimet të cilat vijnë nga lumi i Drinit të Bardhë, por edhe degradimi që i është bërë lumit nga operatoret ilegal.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …