Kryetari Latifi morri pjesë në homazhet kushtuar heronjve të kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, morri pjesë në homazhet kushtuar heronjve të kombit, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani. Nga sot, eshtrat e katër heronjve do të prehen të qetë, ATA janë pranë njëri-tjetrit, sepse luftuan e u flijuan për të njëjtin ideal dhe qëllim: lirinë e Atdheut. Kryetari Latifi në një postim të tij ka shkruar: Përmes këtij nderimi shtetëror që u bë nën përkujdesjen e veçantë të Kryeministrit Ramush Haradinaj, njëherësh tregojmë përkushtimin tonë se sa shumë çmohen bijtë më të mirë të kombit, sa peshë të madhe kanë ATA që me rezistencë dhe luftë deri në rënien heroike, kanë përjetësuar emrin e tyre në kujtesën tonë dhe në themelet e lirisë. Trualli ku ata do të pushojnë është mu në zemër të Prishtinës, Kryeqytetit të Kosovës. E ky truall tashmë u bë edhe më me vlerë e më i pasur, së këndejmi, edhe më i vizitueshëm për ne dhe brezat pas nesh. Natyrshëm, se katër heronjtë që sot iu bashkuan bashkëluftëtarëve të tyre, na japin motiv dhe vullnet shtesë për të rezistuar përballë sfidave në të drejtën tonë, pë të mos u dorëzuar në gjithë atë që na takon si shtet dhe si komb, si dhe për ta kryer me përkushtim, me nder dhe besnikëri detyrën tonë ndaj atdheut, sot dhe gjithmonë. U bëfshin realitet ëndrrat dhe amanetet e tyre!

Lavdi dhe nderim i përjetshëm veprës së Bahriut, Afrimit, Fahriut e Agronit!  Ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj u mbajt tryezë pune me temën “Reagimi i emergjencave shëndetësore të regjionit të Ferizajt në raste emergjente”

Organizuar nga drejtori i DSHMS-së-Ferizaj, Dr. Kemajl Emini në Qendrën Trajnuese të Mjekësisë Familjare në …