Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin e rënies, nderuan kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi, si dhe për martirët: Jakup A. Krasniqi, Muharrem Morina, Shaban Z. Krasniqi, Sali S. Krasniqi, Fadil B. Krasniqi dhe Merdete V. Morina. Kryetari Latifi me këtë rast tha se, sa herë që kujtojmë vitet e kthesës së madhe dhe zhvillimet e rëndësishme që përmbysën pushtimin e gjatë fizik e shpirtëror të popullit tonë, na sfidojnë vlerat e kombit, mundimet e panumërta, gjaku i trimave që derdhej për të dalë Kosova nga kthetrat e grabitqarëve që vranë, prenë dhe shkatërruan jetën e një populli të lashtë. Liria ndërtohet me gjak, kurse, të gjithë ata që dhanë jetën dhe u flijuan për liri, janë nderi dhe krenaria e popullit tonë. Nderime dhe lavdi për jetë e mot!

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe teksti që thotë "DESAWOR JAKUP A. MARTIR 01.01 .01.1912 KRASNIAI MUHARREM 20.0 928 09.04.1999 MORINA SHABAN Z. KRASNIQI 01.11.1945 1945- SALI KRASNIQI 954 1999 23 FADIL 974 MORINA B. KRASNIQI 06. MERDETE 19.01.1994 .1994"

Kontrolloni gjithashtu

Mamografi dhe ultrazë pa pagesë gjatë muajit tetor

Në kuadër të Muajit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kryetari i komunës …