Kryetari Latifi në 25 vjetorin e rënies, nderon veprën e heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zenjullahu

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtor, në 25 vjetorin e rënies, nderojnë veprën e heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zenjullahu. Me këtë rast kryetari Latifi përmes postimit të tij në facebook ka thënë: Kosovës asnjëherë nuk i munguan dalzotësit për ta nderuar e për t’i dhënë shpresë e krenari, siç e dëshmuan Zahiri, Edmondi dhe Hakifi, të cilët me sakrificën e tyre qartësuan herët se lufta kundër Serbisë, përveçse e pashmangshme, ajo do të ishte edhe e ashpër dhe e përgjakshme. 31 janari i vitit 1997, ishte goditje e rëndë për luftën tonë çlirimtare, ku Kosova vërtet mbeti pa tre pishtarë të lirisë, por fitoi tre heronj të cilët frymëzuan, zgjuan e ngritën në këmbë mijëra të tjerë që lirinë ta kërkonin me grykën e pushkës. Përjetësisht do të përkujtohen heronjtë e dëshmorët, që me gjakun e kuq e ujitën tokën shqiptare e i mbetën besnik idealit të lartë të lirisë.

Lavdi Zahirit, Hakifit dhe Edmondit!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …