Kryetari Latifi nënshkruhen kontratat për rregullimin e rrugëve fushore, në vlerë prej 412,445.87 euro

Në vlerë prej 412,445.87 euro, janë nënshkruar kontratat, për rregullimin e rrugëve fushore e cila do të përfshijë gjithë territorin e Komunës së Rahovecit, ku do të rregullohen gjithsej 74 km. Kryetari Latifi, ka takuar operatorët ekonomik, prej të cilëve ka kërkuar angazhim maksimal dhe cilësi në punë. Nënkryetari i Komunës së rahovecit, Fatmir Iska dhe Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Berat Duraku kanë qenë prezentë gjatë nënshkrimit të kontratave.

Përfaqësuesit e operatorit ekonomik janë zotuar që do të punojnë sipas afateve të përcaktuara me kontratë dhe me cilësi, gjatë punimeve.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …