Brickos

Kryetari Latifi premton mbështetje për zbatimin e programit nacional për rininë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, është takuar të mërkurën me kryetarin e komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. Hoti e ka njoftuar Latifin për rrjedhën e garës së Kreativitetit Kulturor e Mendim Kritik si dhe ka vlerësuar lartë gatishmërinë për bashkëpunim të kryetarit Latifi për realizimin Programin Nacional për Rininë. “Programi Nacional për Rininë është në fazën e zbatimit në nivel komunal. Jam shumë i kënaqur me rezultatet që kanë sjellë shkollat dhe me mënyrën e realizimit të garës nëpër komuna të ndryshme. E shoh që gara ka krijuar emocione e gjallëri gjithandej Kosovës. Ne tashmë jemi duke bërë përgatitjet për garën e diturisë në nivel shkolle që pritet të mbahet në fillim të muajit maj. Roli i kryetarit dhe komunës në realizimin e këtij programi është i rëndësishëm, prandaj ju falënderoj për mbështetje”, ka thënë koordinatori Hoti. Ndërsa, kryetari Latifi e ka falënderuar Hotin për punën që po bën për nxënësit dhe premtoi mbështetje për zbatimin e programit. “Jam i interesuar ta mbështes këtë program sepse e pëlqej garën si formë. Do të bëjë më të mirën për nxënësit dhe për arsimin. Unë do të shoh mundësitë që përveç shpërblimeve që do të jepni ju si koordinator, në nivelin komunal edhe unë si kryetar të ndaj shpërblime për më të mirët e komunës sonë ”, ka thënë Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …