KRYETARI LATIFI PRET KRYETARIN E KOMUNËS SË HARAÇINËS

Sot, në zyrën e tij, Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti në një takim Kryetarin e Komunës së Haraçinës nga Maqedonia e Veriut, Ridvan Ibrahimi. Përgjatë takimit, kryetari Latifi dhe kryetari Ibrahimi, kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet komunave në fushën e shërbimeve publike si dhe për aplikimet e koordinuara në fondet e Bashkimit Evropian. “Komuna e Rahovecit është e hapur dhe bashkëpunuese me Komunën e Haraçinës. Z. Ibrahimi i shpreha mirënjohjen time për angazhimin e tij dhe e falënderova për vizitën në komunën tonë”-u shpreh kryetari Latifi. Bashkëpunime si ky do të sjellin rezultate pozitive për qytetarët e dy komunave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …