Kryetari Latifi priti në takim kryetarët e komunave Frascineto dhe Civiata të Italisë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtor priti në zyrën e tij përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me Sekretaren e Përgjithshme Rozafa Ukimeraj dhe kryetarët e Komunave nga Civiata e Italisë, Alessandro Tooci dhe Komuna Frascineto, Angelo Catapano ku bashkëbiseduan për bashkëpunim në të ardhmen ne mes Komunës së Rahovecit dhe dy Komunave të Italisë në fushën e prodhimit dhe promovimit të verarisë, Komuna këto me profil të ngjashëm me Komunën e Rahovecit. Gjatë takimi u shkëmbyen informata, ide dhe mundësi bashkëpunimi dhe në të ardhmen, komuna e Rahovecit do të binjakëzohet me Civiatan dhe Frascineton. Vizita u vazhdua edhe në Krushë të Madhe ku u vizitua Kooperativa Bujqësore “Krusha” për të parë nga afër punën e palodhshme, ku Fahrije Hoti –Drejtoreshë e kësaj kooperative prezantoi punën e kësaj kooperative. Po ashtu u vizitua edhe Bodrumi “Stone Castle”, ku mysafirët u pritën nga menaxheri Ylber Bajraktari i cili i njoftoi të pranishmit për punën e këtij bodrumi si dhe eksportimin e verës.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …