Brickos

Kryetari Latifi, së bashku me nënkryetaren e Bashkisë së Kukësit nisën projektin e përfituar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me nënkryetaren e Bashkisë së Kukësit znj. Majlinda Onuzi, nisën projektin ku komunat respektive janë partnere, me grantin rreth 400,000 euro, i përfituar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Fondeve IPA II, programi i bashkëpunimit ndërkufitar (CBC). Me këtë rast, sot edhe zyrtarisht filloi jetësimi i projektit: “Rrugët e Eko-Turizmit” në Zonën Ndërkufitare për Promovimin e Turizmit Alternativ (ECO-ROUTES). Kryetari Latifi tha se, përmes këtij projekti, synojmë të kontribuojmë në promovimin e rritjes së zhvillimit të qëndrueshëm dhe atraktivitetit të zonave Kukës – Rahovec, në mënyrë që të shfrytëzohen më mirë potencialet turistike në ndjekjen e zhvillimit rajonal dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndërkufitar. Falënderoj edhe Institutin për Hulumtime Urbane (URI) dhe shoqatën Green Art Center (GAC), për kontributin e dhënë në realizimin e kësaj marrëveshjeje dhe këtij projekti kaq të nevojshëm. Kënaqësi e veçantë të bashkëpunosh me njerëz miqësor dhe të gatshëm për të bartur përvoja me interes të përbashkët! Besoj se ky bashkëpunim do të sjellë përfitime për qytetarët e zonave tona, ndërsa Rahoveci e Kukësi do të jenë shembull i mirë i bashkëpunimit vëllazëror, ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …