Kryetari Latifi takohet me operatoret ekonomik, diskutojnë për rritjen e cilësisë së punëve

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në Prani edhe të nënkryetarit Fatmir Iska, menaxherit të zyrës së prokurimit, Astrit Mullabazi dhe menaxherët e projekteve ka mbajtur takim me operatorët ekonomik që kanë kontrata me komunën e Rahovecit për realizimin e projekteve. Kryetari Latifi në fillim të takimit tha se jemi në këtë takim një pjesë e madhe e operatoreve me të cilët komuna e Rahovecit ka të nënshkruar kontrata për realizimin e projekteve të ndryshme qofshin ato infrastrukturore apo shërbime e që janë në të mirë të gjithë qytetarëve. “Kërkoj nga ana juaj, që të respektoni kontratat të cilat i keni të nënshkruara me komunën për realizimin e projekteve. Dua të ju njoftoj se për çdo ditë kontrolli në realizimin e projekteve po rritet, andaj keni kujdes në cilësinë e punimeve pasi që nuk ka pasur e as që do të ketë kompromis për projektet të cilat nuk kanë cilësinë e duhur, projektet duhet të realizohen ashtu siç edhe kërkohet në kontratë dhe cilësia të jetë e lartë”, është shprehur kryetari Latifi. Latifi, gjithashtu ka thënë se komuna e Rahovecit gjatë këtij viti, i ka ndërpre kontratën operatorit ekonomik për ndërtimin e semaforëve, ndërprerja e kontratës është bërë për herë të parë në komunën e Rahovecit, andaj të keni parasysh mos respektimi i kontratës, do të vije deri te shkëputja e kontratës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …