Kryetari Latifi thotë se puna e zhvillimi dhe projektet që rrisin mirëqenien, gjenden te opsioni ynë

Kryetari komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska dhe bashkëpuntorë të tjerë ka mbajtur gjatë ditës aktivitete të ngjeshura me banorët e fshatërave Ratkoc, Gexhë, Malësi e Vogël, Vrajakë, Bratotinë, Xërxë, Hoqë e Vogël dhe Brestoc.

“Ratkoci, Gexha, Malësia e Vogël, Vrajaka e Bratotini janë me ne! Mbështetje që na mbush vullnet e na motivon për të dhënë gjithçka që e dimë e mundemi për komunën tonë.

Faleminderit për këtë pritje kaq të veçantë e për këtë përkrahje kaq të fuqishme!

Më 9 nëntor vulosim vendimin tonë të përbashkët për numrin 174, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari Latifi.

“Xërxa, mikpritëse si çdo herë. Edhe kësaj radhe gjetëm përkrahjen e njerëzve punëtorë të fshatit, që po zhvillohet me punë e ndërmarrësi të suksesshme.

Ne do ta mbështesin këtë zhvillim, duke e dinamizuar me investime e lehtësira.

Derisa në tubimin me banorët e fshatërave Hoçë e Vogël dhe Brestoc Latifi tha se tashmë këto lokalitete kanë vendosur për numrin 174, sepse puna e zhvillimi dhe projektet që rrisin mirëqenien, gjenden te opsioni ynë.

Premtimet tona do të bëhen projekte për zhvillimin e këtyre fshatrave dhe tërë Rahovecit, ka shkruar kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Gratë të gjejnë mbështetjen e nevojshme si në sektorin publik, ashtu edhe në sektorin privat

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …