leoni

Kryetari Latifi uron gjithë besimtarët Islam me rastin e Fitër Bajramit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, uron gjithë besimtarët Islam me rastin e Fitër Bajramit, ai me tutje tha: Festa e Bajramit të Madh, vjen edhe si shpërblim për sakrificën shpirtërore dhe fizike të besimtarëve islam gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. Është festë në të cilën besimtarët hapin zemrat dhe dyert e shtëpive për familjarët dhe miqtë, duke ndarë të mirat në hare e gëzim me njëri-tjetrin, por edhe duke u solidarizuar me ata që jeta i ka sprovuar me vështirësi.

Nga zemra me fat Bajramin e Madh, qoftë i gëzueshëm dhe i mbarë për të gjithë!

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …