Kryetari Latifi uron qytetarët me rastin e Festës së Fiter Bajramit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smal Latifi, me rastin e Festës së Fiter Bajramit uron të gjithë besimtarët e besimit Islam, ai ndër të tjera ka thënë: Të nderuar bashkëqytetarë të Rahovecit, familjarë të dëshmorëve e martirëve, familjarë të të pagjeturve, ju bashkëkombës e ju qytetarë të besimit islam kudo që jeni, më lejoni që të shfrytëzoj rastin, t’ju uroj festën e Fitër- Bajramit, e cila vjen menjëherë pas përfundimit të Muajit të Bekuar të Ramazanit! Solidarizimi me të varfrit është mesazhi kryesor që kjo festë na kujton të gjithëve, andaj dua t’ju falënderoj të gjithëve që keni shprehur gatishmërinë që në secilën mënyrë, të ndihmoni të gjithë ata që kanë nevojë, në ditë jo të lehta për shumë prej nesh. Nesër është ditë feste, ditë së cilës i gëzohemi të gjithë. Le t’ia shtrijmë njëri-tjetrit dorën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, duke mos këmbyer vizita me më të afërmit, për shkak të gjendjes pandemike, kësaj here Bajramin e Madh, jemi të detyruar ta festojmë pa aktivitete publike, andaj shpresoj dhe besoj që do të hasim në mirëkuptimin tuaj. Kjo festë shënon përmbylljen e muajit të axhërimit, i cili është muaj i vlerave të humanizmit, sikurse janë paqja, mirëkuptimi, toleranca dhe solidariteti ndërnjerëzor. Këto vlera nuk i kanë munguar asnjëherë popullit tonë dhe ne sot duhet të angazhohemi të gjithë në forcimin e këtyre vlerave. Na presin shumë punë për të bërë, sigurisht, bashkërisht do të arrijmë më shumë. Le të mbretërojë festa në familjet e çdonjërit, le të jetë ky Bajram i përbashkët për të gjithë! Urime këtë festë të madhe dhe Zoti ua pranoftë të gjithë atyre që axhëruan muajin e Ramazanit! Në rrugëtimin tonë si shtet e shoqëri, qofshim gjithmonë krah për krah, paçi shëndet e gëzime në familjet tuaja!

Me fat Bajrami i Madh!

Smajl Latifi

Kryetar i komunës së Rahovecit

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …