Kryetari Latifi vizitoi fermerin vreshtar Osman Zyberaj nga Drenoci

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e Bujqësisë, Berat Duraku dhe drejtorin e Ekonomisë, Artan Asllani, vizituan fermerin vreshtar Osman Zyberaj nga Drenoci, i cili aktualisht ka të mbjellur mbi 6 ha, sipërfaqe vreshta. Osmani, si njëri nga të parët e formimit të celulës së UÇK-së në këtë rajon, luftëtar i plagosur me 12 maj 1998, si ish i burgosur që me krismën e armës, pas luftës, kishte këputur fillin e të keqes që kishte zgjatur lozë në këto troje, edhe përkundër vështirësive dhe sfidave të mëdha, vuajtjeve në burgje, ka gjetur forcë që të merret me një punë sa të dobishme jo vetëm për të, por një punë që të kënaq syrin e që sjell prodhime të frytshme. Si Kryetar Komune, mbështetjen për prodhuesit bujqësor në komunën e Rahovecit do ta vazhdoj dhe në të njëjtën kohë do të jem pranë tyre për të parë nga afër ecurinë e veprimtarive. Po ashtu, do të angazhohem në vazhdimësi që sfidat dhe problemet me të cilat ata përballen në këtë sektor, t’i tejkalojnë pa ngecje. Kryetari Latifi, Osmanit, i dëshiroi punë të mbarë dhe e siguroi se do të vazhdohet me mbështetje të fuqishëm për prodhuesit e Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …