Kryetari Latifi viziton biznesin “By Plast” në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit ka vazhduar me vizitat e tij nëpër bizneset prodhuese nga kjo komunë. Të enjtën ai u mirëprit nga Bylbyl Hajda, pronar i kompanisë “By Plast”. Në postimin e kryetarit Latifi në facebook thuhet:

Rahoveci krenohet me të rinjtë vizionarë, dhe sot pata kënaqësinë të vizitoj një prej tyre, Bylbyl Hajdën, pronar i biznesit “By Plast”, që tashmë është bërë sinonim i cilësisë në prodhimin e dyerve, dritareve dhe roletave të plastikës.

Një veçanti e këtij biznesi është se në të punon edhe Xhelal Hajda i ri, një djalë energjik dhe punëtor, që është një shembull frymëzues i bashkëpunimit dhe suksesit familjar.

Me makineri digjitale dhe teknologji të avancuar, “By Plast” jo vetëm që përmbush nevojat e tregut vendor, por edhe eksporton produkte jashtë vendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …