Sot në Gjykatën Speciale, ka vazhduar gjykimi në rastin e pretenduar penal kundër kreut të UÇK-së me dëshmitë e Rrustem Mustafës

Rrustem Mustafa: Ministrat në Beograd premtojnë hapur spastrimin e Kosovës, në Prishtinë pushtetarët vrapojnë në Hagë me shpifje kundër UÇK

Deputeti i zgjedhur nga radhët e PDK’së, Rrustem Mustafa, i njohur me nofkën Komandant ‘Remi’, ka reaguar pas deklaratave fashiste të ministres serbe, Snezhana Paunoviq. Mustafa ka thënë se derisa ministrat në Beograd premtojnë hapur spastrimin e Kosovës, në Prishtinë pushtetarët “vrapojnë në Hagë me dëshmi e shpifje kundër UÇK-së”.

“Liria është e përbashkët, por turpi mbetet individual. Ndërsa në Beograd ministrat premtojnë hapur spastrimin e Kosovës, në Prishtinë pushtetarët tanë vrapojnë në Hagë me dëshmi e shpifje kundër UÇK-së. Brezi i lirisë i fali ata që dikur hezituan, por historia nuk do t’i falë ata që sot shpifin kundër çlirimtarëve për të mbajtur karriget e veta”, ka deklaruar “Remi”. Ministrja serbe ka deklaruar se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta përfundonte spastrimin etnik në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të Jashtëzakonshëm, LDK nis verifikimin

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pranuar zyrtarisht listën me nënshkrime të dorëzuar nga Armend …