Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i sigurt për zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, shprehet i gatshëm që Opozita të ulët e të bisedojë më partitë në pushtet për caktimin e agjendës zgjedhore. Ajo qe unë jam i sigurt është se vendi do të mbajë zgjedhje shumë shpejt. Ne jemi të gatshëm të ulemi për zgjedhje më partitë në pushtet. Rruga është të ulemi të caktojmë datën e zgjedhjeve dhe për këtë ne jemi të gatshëm të ulemi në çdo kohë”, ka deklaruar Limaj. Sipas tij protestat nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e Qeverisë.  Limaj, ka theksuar se tri partitë opozitare kanë dallime dhe i respektojnë ato. Opozita për herë të parë në Kosovë, ka arritur të formojë një front. Ajo nuk është një parti politike, por janë tri sosh. Opozita insiston në kauzën e saj dhe vazhdimisht kemi pasur dallime në qasje dhe qëndrime, por megjithatë nuk ka lëkundje. Opozita do të vazhdoj sikur deri më tani përkundër dallimeve”, ka saktësuar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale lejon Hashim Thaçin të vizitojë familjen pas vdekjes së Babait

Gjykata Speciale ka miratuar një leje të përkohshme për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të …