Brickos

Kryetari Nura, ka pritur në takim anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur në takim anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i kryesues nga kryetarja Jorida Tabaku, e ku ishte e pranishme edhe deputetja e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Blerta Deliu – Kodra. Me këtë rast, kryetari Nura u ka uruar mirëseardhje në qytetin e Skenderajt, të cilët më pas i ka njoftuar për aktualitetin në komunën e Skenderajt, me theks të veçantë për vërshimet e fundit. Anëtarët e këtij komisioni janë zotuar se do të kërkojnë nga Qeveria e Shqipërisë të përkrah Skenderajn dhe komunat tjera që u preken nga vërshimet. Kryetari Nura është shprehur falënderues për gatishmërinë e anëtarëve të komisionit që të ndihmojnë komunën e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …