Kryetari Nura ka vizituar punimet e realizimit të projektit për ndërtimin e sistemit të ri të kanalizimit që shtrihet në katër fshatra

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizim dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë vizituar punimet e realizimit të projektit për ndërtimin e sistemit të ri të kanalizimit që shtrihet në katër fshatra. Çitak, Syriganë, Bajë dhe një pjesë e Pemishtës janë vendbanimet në të cilat po ndërtohet sistemi i trajtimit të ujërave të zeza, i gjatë mbi 25,000 metra. Me përfundimin e punimeve, të cilat po vazhdojnë sipas planifikimeve, për këto fshatra dhe banorët e tyre, do të zgjidhet një nga problemet më të mëdha.

May be an image of 3 people and text

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …