Kryetari Nura, nënshkruan vendimin që lejon zhvillimin e procedurave për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Burojë

Është nënshkruar nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, vendimi që lejon zhvillimin e procedurave për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Burojë, një nga premtimet e Qeverisjes Nura, para se të nis mandatin e tij si kryetari i Skenderajt. “Krahas angazhimeve pas situatës emergjente të vërshimeve, po fillojmë me projektet e planifikuara për këtë vit, duke e nisur të parin për këtë vit – ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit në Burojë, për të dëshmuar jo vetëm përkushtimin tonë që të shërbejmë me nder, por edhe fjalën që e dhamë”, ka njoftuar kreu i Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …