Kryetari i PDK-së Kadri Veseli tha sot në Besianë se ka ardhur koha për fitoren e Fillimit të Ri edhe në Llap

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli tha sot në Besianë se ka ardhur koha për fitoren e Fillimit të Ri edhe në Llap

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli tha sot në Besianë se ka ardhur koha për fitoren e Fillimit të Ri edhe në Llap. Veseli theksoi se pas 11 qershorit dëshirojnë që Kosovës t’i hapet një përspektivë e re me zhvillim ekonomik. Kreu i PDK-së ripërsëriti se orientimi kryesor i Fillimit të Ri do ëq jetë tërësisht në zhvillimin ekonomik, në përkrahjen e bizneseve, krijimin e vendeve të punës.

Derisa theksoi se do të dyfishohet buxheti në bujqësi nga 60 sa është tani në 120 milionë euro. Fuqizimi i grave dhe të rinjve, Veseli shtoi se do të jetë prioritet tjetër i tyre. Ndërsa tha se nuk mund të ndërtohet e ardhmja pa respektuar pensionistët, të cilëve do t’iu rritet pensioni per 25 përqind por edhe rehabilitimin e tyre pasi sipas tij kanë lënë jetën duke punuar. Lideri i PDK-së gjatë tubimit në Podujevë tha se Llapi është i vetmi vend që ka heroin e gjallë, Adem Demaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, paralajmëroi bashkëpunim me opozitën për të mbajtur zgjedhjet

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka paralajmëruar bashkëpunim me opozitën për ta çuar …