Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i mbikëqyri punimet tek çerdhja e re që po ndërtohet në Kodrën e Trimave

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i mbikëqyri punimet tek çerdhja e re që po ndërtohet në Kodrën e Trimave

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i mbikëqyri punimet tek çerdhja e re që po ndërtohet në Kodrën e Trimave, çerdhe kjo që do të jetë më e madhja në Prishtinë. “Kjo çerdhe ka kapacitet për 240 fëmijë. Është çerdhja e gjashtë që po e hapim në këto katër vite, me bazë në komunitet, të cilës së shpejti do t’i bashkëngjitet edhe çerdhja në Tophane. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje me hapjen e çerdheve të reja. Do të vazhdojmë ta përmirësojmë edhe më tutje edhe cilësinë e ushqimit, e edhe cilësinë e edukimit në çerdhe”, tha Ahmeti.  Çerdhja do të përfundohet edhe një muaj e gjysmë. Për vitin 2018, kemi planifikuar që t’i kemi edhe katër çerdhe të reja, në Kolovicë, Bardhosh, Kalabri dhe Veterrnik.

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Haradinaj: Bali Muharremaj, kryetar i Therandës, njeri kompetent, njeri punëtor, besnik e i fjalës dhe shumë i përgjegjshëm

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se në qeverisjen e …