Kryetari Rama mirëpriti në takim, Komandanin e KFOR-it Gjeneral majorin, Enrico Barduani

Mirëprita në Odën e Kryeqytetit Komandantin e 29-të misionit të KFOR-it në Kosovë të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani.

Diskutuam për sigurinë në Prishtinë, dhe Gjeneral Barduani rikonfirmoi përkushtimin e KFOR-it për sigurinë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Jemi falënderues për punën dhe angazhimin e tyre në mbështetje të paqes dhe sigurisë në kryeqytetin tonë dhe mbarë vendin, ka shkruar në rrjetin e tij social në facebook, kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku viziton punëtorët e administratës komunale

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku vizitoi punëtorët e administratës komunale, të cilët …