Kryetari Ramosaj dhe Ministri Lekaj nënshkruajnë marrëveshje në vlerë prej 12 milion € për rrugën Deçan–Plavë  

Kryetari  Ramosaj dhe Ministri Lekaj nënshkruajnë marrëveshje në  vlerë  prej 12 milion € për rrugën Deçan –Plavë, pas nënshkrimit kryetari Ramosajtha: Ndihem më i lumtur si asnjëherë më parë më vet faktin se kjo rrugë e nisur ka një rëndësi të veçantë, kjo rrugë do të përafrojë edhe më tepër shqiptarët që jetojnë në të dyja anët e kufirit, do të lidhë tri Shtete , Kosovën , Malin e Zi,dhe Shqipërinë, por mbi të gjitha do të ndikojë në zhvillimin e turizmit si një arterie ndër më kryesoret për Deçanin. Unë ndihem si kryetar më fat me vet faktin se do të vazhdojnë punimet e nisura në këtë rrugë andaj u jam mirënjohës Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, ministrit të Infrastrukturës Rrugore Pal Lekaj dhe deputetëve kështu tha i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, pas nënshkrimit të marrëveshjes së përbashkët për vazhdimin e rrugës Deçan –Plavë në vlerë 12 milion €. Edhe ministri i Infrastrukturës Rrugore Pal Lekaj, duke i uruar qytetarët e Deçanit për këtë zhvillim pozitiv, tha se, Qeveria Haradinaj është e interesuar që të investojë në infrastrukturën rrugore në të gjithë vendin, gjithnjë duke u bazuar në nevojën e qytetarëve por edhe në strategjinë tonë për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit, ka thënë Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …