Kryetari Ramosaj më bashkëpunëtor priti në takim pune shoqatën qeveritare Gjermane GIZZ

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim  Ramosaj,  më bashkëpunëtor priti në takim  pune shoqatën qeveritare Gjermane GIZZ-i. Qëllimi i takimit ishte mbështetja teknike për hartimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave në terrin e komunës së Deçanit. Kryetari i komunës, përfaqësuesit e GIZZ-it Gjerman, Drita Binaj dhe Merlina Beu Muçaj, i njoftoi për veprimin që ka ndërmarr komuna e Deçanit në lidhje me procedurat për Shndërrimin e Ndërmarrjes Publike “Higjiena” në Ndërmarrje Komunale. GIZZ-i Gjerman do ti afroi komunës së Deçanit konsulentë gjatë  procesit për Hartimin e Planit Komunal për Menaxhim e Mbeturinave, i cili plane do të përfshijë këto aktivitete:  Planin operative, Profilizimin e klientëve, Përcaktimi e Tarifave dhe në fund GIZZ-i Gjerman me komunën do të nënshkruaj marrëveshjen  e bashkëpunimit për konkretizimin e aktiviteteve të lartpërmendura.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …