Kryetari Ramosaj, ka pritë në takim përfaqësuesit nga Fondacioni Jahjaga dhe Zyrës së GIZ-it

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka pritë në takim Anita Kalanderi Drejtoresh e Departamentit Ligjor, Brikena Avdyli nga Fondacioni Jahjaga dhe Rrona Berisha përfaqësuese e Zyrës së GIZ-it. Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur më mundësit e një bashkëpunimi mes këtyre aktereve dhe Institucionit Komunal që të informohet sa më tepër publiku për shërbimet juridike falas të cilat ofrohen në kuadër të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas. Objektivat e këtij projekti po planifikohen të realizohen në kuadër të një bashkëpunimi ndërinstitucional në nivelin lokal dhe qendror të koordinuar nga Fondacioni Jahjaga. Komuna e Deçanit është njëra nder 8-të komunat e Kosovës e përzgjedhur që ky projekt të implementohet. Për mbarëvajtjen dhe koordinimin e një sërë aktivitetesh ku do të jenë të përfshira shkollat dhe qendrat e mjekësisë familjare paraprakisht do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në ditën ne vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …